Ballina
RB-Partners sh.p.k është një biznes i eksperteve me përvoje te gjate ne fushën e Kontabilitetit Auditimit dhe te financave me seli ne Podujeve, që ofron shërbime te kontabilitetit, auditimit, konsulences dhe shërbimet fiskale duke filluar nga individët, bizneset dhe korporatat e vogla deri tek korporatat e mëdha, OJQ-te, shkollat private dhe kompanitë publike.
Konsulenti i Biznesit Tuaj angazhohet që t’u ofrojë klientëve tanë shkallën më të lartë të shërbimeve profesionale ne fushën e kontabilitetit, tatimevedhe te konsulences, dhe siguron qe këto shërbime te jene ne pajtueshmëri te plote me ligjet fiskale te Republikës se Kosovës, Standardet Kosovare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK).
RB-Partners sh.p.k ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të kontabilitetit dhe shërbimeve të tatimeve, për të ndihmuar dhe siguruar klientët për një të ardhme të shëndoshë financiare për biznesin e tyre. RB-Partners sh.p.k ka konsulent të specializuar dhe të certifikuar para së gjithash me përvojë te gjate ne përdorimin e softuerëve të kontabilitetit, ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit, dhe zgjidhjet e problemeve me tatimet për bizneset të vogla, të mesme dhe të mëdha.